Ullishtaria, turizmi dhe zhvillimi i qendrueshëm në komunën e Ulqinit: VLERA E RE E OFERTËS TONË

Krahas prodhimit të ullirit, gati 90% e trafikut turistik të malit të Zi zhvillohet në bregdetin tonë, ndaj ndërthurja e këtyre dy degëve ekonomike imponohet spontanisht si një produkt i ri turistik në botë i njohur si “Oleotourism” ose “Turizëm ulliri”. Kjo është, pra, një formë relativisht e re e turizmit që lidh ullinjtë, vojin e ullirit, zonat bujqësore me vizitorët/turistët që duan të eksplorojnë dhe përjetojnë më tej botën e ullirit dhe vojit të ullirit. Turizmi i ullirit është një formë e turizmit me interes të veçantë që përfshin ndërveprimin e turistëve/vizitorëve me ullinjtë dhe vajin e ullirit.

Në Ulqin ka rreth 130.000 ullinj, kurse Ullishta e vjetër është një kompleks prej 86.000 ullinjsh shekullor. Është monumenti më i madh i gjallë i ullishtarisë në Adriatik, një nga mjediset më të bukura në bregdetin tonë, i cili duhet t’i prezantohet botës dhe mysafirëve që vizitojnë rivierën e Ulqinit. Është tregues i autoktonisë dhe traditës shekullore të ulqinakve dhe lidhjes së tyre me ullirin. Dega e ullirit është gjithashtu në stemën e qytetit.

Në Ulqin vitet e fundit vërehet një trend i dukshëm i kthimit tek ullini dhe Ullishta, por kjo është larg mundësive dhe nevojave. Dhe e gjithë kjo duhet të lidhet me turizmin, sepse në Evropë dhe në Mesdhe, vjelja e ullirit dhe prodhimi i vojit të ullirit po bëhen një produkt turistik gjithnjë e më tërheqës.

Gjithnjë e më shumë turistë duan të provojnë produkte vendase dhe autoktone, që ullinjtë dhe voji sigurisht janë. Dhe turistët duan cicerone, ngjarje, manifestime… Turisti modern dëshiron të zbulojë historinë, kulturën dhe zakonet tona. Dhe ne duhet, në interesin tonë më të mirë, të bëjmë gjithçka që mundemi për t’u treguar atyre, për t’i afruar dhe për t’i evokuar në mënyrë që ata të mund të përjetojnë bukurinë e këtij qyteti. Kultivimi i ullirit krijon vlera të reja që duhen rafinuar dhe grumbulluar përmes turizmit.

Kur dihet që vjelja e ullirit vjen pas sezonit kryesor, atëherë është një mundësi e shkëlqyer për të zgjatur sezonin në këtë mënyrë. Kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse dimë se stina kryesore zgjat efektivisht 45 ditë, që do të thotë se ulliri është një plotësues ideal i ekonomisë turistike.

Potenciali për zhvillimin e këtij sektori, falë traditës së tij, lidhjes me territorin dhe peizazhin, si dhe vetive të dobishme të produktit, pavarësisht disa shembujve të mirë, është ende i pashfrytëzuar në masë të madhe.

Për një komunë si Ulqini, turizmi i ullirit ofron mundësi të mëdha për promovim më të mirë. Aq më tepër që, siç shkruan disa revista britanike së fundmi, Ulqini është destinacioni turistik më i anashkaluar në Evropë!?

Në fund të fundit, Ullishta e Ulqinit dhe gjiri i Valdanosit janë peizazhi i parë kulturor i mbrojtur ligjërisht në Mal të Zi. Ekologët, ekspertët dhe aktivistët joqeveritar besojnë se tani është koha e duhur për ta përfshirë këtë zonë në Listën Botërore të Trashëgimisë Kulturore dhe Natyrore (UNESCO).

 

Ky tekst është krijuar si pjesë e projektit Turizmi i Ullirit – një vend i ri në ofertën turistike, promovimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Ulqinit, financuar nga Ministria e Kulturës dhe Medias, nga Fondi për Nxitja e Pluralizmit dhe Diversitetit Mediatik. Përmbajtja e këtij teksti është përgjegjësi e vetme e OJQ-së “Ul info” dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Ministrisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi