Ambasadorja e SHBA-së në Mal të Zi Margaret En Ujehara ka vizituar sot Kriporen e Ulqinit dhe është kënaqur me bukuritë e natyrës në këtë hapësirë, mëson Portali Ul-info.
Me situatën aktuale në këtë ndërmarrje më të vjetër në Ulqin ambasadoren e njoftuan Zoran Mrdak, drejtori i NP “Parqet nacionale të Malit të Zi”, e cila prej gushtit e menaxhon Kriporen, si dhe deputetët Genci Nimanbegu dhe Dritan Abazoviq.
Të gjithë theksuan rëndësinë e ruajtjes së biodiversitetit në Kripore dhe veçanërisht falënderuan ambasadoren gjermane në Podgoricë Gudrun Shtajnaker e cila më së shumti është angazhuar në sensibilizimin e opinionit vendas dhe të huaj për mbrojtjen e kësaj hapësire unike.
Mbas kësaj Ujehara vizitoi zonën e Anës së Malit dhe me kryetarin e Komunës së Ulqinit bisedoi në Shas.