Gjimnazi publik “Vëllazërim Bashkim” ka fituar dje ftesën zyrtare për nënshkruar memorandum – bashkëpunimi me disa shkolla në Vjenë, Tetovë e Durrës në fushën e organizimit të garave dhe aktiviteteve të ndryshme të përbashkëta në nivel mbarëkombëtar.
Takimi u kryesua nga koordinatori i aktiviteteve mbarëkombtare në kulturë, sport dhe arsim Gzim Hajdinaga.
Drejtoresha e IPSH “Vëllazërim Bashkim” Ardita Kovaçi për Ul-info deklaroi që bashkëpunime të kësaj natyre janë gjithmonë të mirëseardhura në këtë shkollë.
Tetovën në këtë takim e përfaqesun Myzafer Livoreka dhe Ylber Zeko.
Hajdinaga, Livoreka dhe Zeko dje u takuan edhe me kryetarin e Komunës, Omer Bajraktari.