Një hotel ekskluziv në Sukë do ta ndërtojë biznesmeni i njohur kosovar Arbër Kryeziu, mëson Portali Ul-info.
Ai është një nga njerëzit më të pasur në Kosovë, pronar i kompanive “Royal” dhe “Shell Petrol”.
Kryeziu ka aranzhuar blerjen e kompanisë “Montenegro Star”, e cila në vitin 1999 e ka marrë me qira lokacionin e ish-hotelit “Jadran” për 30 vjet. Në atë kompani, pesë për qind e pronësisë e ka Ndërmarrja Publike për Menaxhimin e të Mirave Detare.
Pritet që gjatë këtij muaji të nënshkruhet kontrata për ndërtimin e një hoteli të klasit të lartë në atë zonë.