Qytetarët, institucionet dhe sipërmarrjet biznesore kanë borxh për ujë dhe transport të mbeturinash në Ulqin rreth katër milion euro, shkruan “Vijesti”.
Nga kjo vlerë, tre të katërtat shkojnë në mbeturina për fatura të papaguara për mbeturina. “Amvisëritë kanë borxh 1,25 milion euro, ndërsa bizneset, Komuna dhe ndërmarrjet publike 2,7 milion”, tha drejtori i NP “Veprimtaritë komunale” Skender Kaleziq duke theksuar se kanë gati shtatë mijë përdorues.
Nga NP “Ujësjellës dhe kanalizime” theksojnë se shumicën e borxhlive i kanë proceduar në proces të rregullt gjyqësor.