KB ULQIN: DËSHTOI TRANSFERTA E MILLOSHEVIQIT, VJEN GJOKOVIQ

Nikola Djokovic, Nikolla Gjokoviq, Basketboll, KosarkaEdhe pse tentativa e Ulqinit rreth transferimit të Dushan Millosheviq ishte praktikisht çështje e përfunduar, nga ardhja e ish lojtarit të skuadrave “Teodo” dhe “Crnokosa” në skuadrën e Momo Millatoviqit nuk do të ketë asgjë.

Në vend të tij Ulqinakët arritën marrëveshjen me Nikolla Gjokoviq, i cili vjen nga skuadra e “Vllaznisë” së Shkodrës, me të cilën vitin e kaluar fitoi kampionatin dhe kupën e Shqipërisë.

Lojtari 25 vjeçar do të nënshkruaj kontratën një vjeçare dhe pastaj menjëherë do të luaj ndeshjen miqësore kundër klubit të tij të deridjeshëm.

Ky basketbollist 191cm i gjatë në Mal të Zi para Ulqinit ka luajtur me skuadrat Ibon, Promorje dhe Llovqen. (kosarka.me)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi