Edhe në ditën e dytë të Vitit të Ri në Ulqin mbretëroi një idil festiv dhe natyral. Dikush do të mendonte se ishte pranverë.
Ndoshta kjo është ndjerë dhe përjetuar më së miri në Adë dhe Bunë, ku shumë të ftuar shijuan specialitete peshku në restorantet të shkylqyera.
Njëkohësisht peshkatarë ulqinak dhe dashamirës të detit nxjerrnin peshqe interesante në Plazhin e madh.