E mërkura në Ulqin është dita e shtatë e akullt me radhë. Nga Enti hidrometeorologjik është njoftuar se në ora dhjetë është matur -2,2 gradë Celsius, ndërsa ndjesia subjektive është sikur të jetë gjashtë shkallë më ftohtë.
Mot kaq gjatë të ftohtë në Ulqin nuk e kujtojnë as banorët më të moçëm. Thonë që kishte vite kur ka rënë borë, kur dy, tre ditë temperatura e ajrit ishte nën zero, por një javë në vazhdimësi absolutisht jo.
Mbetet shpresa që ky i ftohtë, i cili shkaktoi shumë probleme, të ketë të paktën ndikim pozitiv në prodhimin e sivjetmë të ullirit.