Ulqin: Ditën e premte do të organizohet takimi me diabetikët

Shoqata e  Diabetikëve  “Rrethi i Kaltër” Ulqin organizon takim me diabetikët e Komunës së Ulqinit. Ky aktivitet i përvitshëm ka për qëllim shoqërimin, informimin, këshillimin, ndërgjegjësimin dhe ndihmesën simbolike të personave që janë diagnostikuar me diabet.

“Me këtë rast do të ketë  aktivitete, si: matja e nivelit të sheqerit në gjak për të gjithë qytetarët e interesuar, shpërndarja e aparateve, shiritave, lançetave  dhe vitaminave për diabetikët.

Po ashtu do të shpërndahen edhe materiale edukativo-shëndetësore, kurse Shoqata do të ndajë mirënjohje  familjes  Kurmemaj, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në shenjë falënderimi për përkrahjen dhe mbështetjen financiare të  personave të prekur nga sëmundja e sheqerit të Komunës së Ulqinit”, thotë kryetarja e Shoqatës, Veneranda Gjonaj. Ajo  thekson se ky projekt realizohet me  mbështetjen financiare  të Komunës së Ulqinit.

Aktiviteti do të mbahet  në Shkollën e Muzikës në Ulqin, ditën e premte, më 25 tetor  2024, në ora 15.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi