Ditët e ardhshme organet shtetërore dhe lokale të rrisin kontrollin e lajmërimit të mysafirëve të cilët pushojnë në rivierën e Ulqinit.
Vlerësohet se çdo i dyti mysafirë është i pa lajmëruar dhe se, mbi bazën e mospagesës së taksës së banimit, humben mjetet e mëdha.
Siç theksohet, përkundër përparimeve të mëdha në këtë pjesë të sezonit, zona informale vazhdon të jetë e konsiderueshme.
Prej fillimit të qershorit në terren janë skuadrat e inspektorëve turistik, kompetent për kontrollin e akomodimit privat dhe pagesën e taksës së banimit të cilët punët i kryejnë në bashkëpunim me inspektoratet lokale, inspektorët për të huaj të Drejtorisë së Policisë dhe Policinë Kufitare.
Kontrollet në akomodimin privat do të bëhen deri në fund të shtatorit, gjersa hotelet do të kontrollohen gjatë tërë vitit.