Ulqin: DITËT E ARDHSHME ME MANIFESTIME ME RASTIN E „JAVËS SË FËMIJËVE“

Me rastin e „Javës së fëmijëve“, Kuvendi i Komunës së Ulqinit, në bashkëpunim me Sekretariatin për Kulturë dhe Veprimtari Sociale dhe Sekretariatin për Sport dhe Rini, organizon manifestimin me titull “E drejta ime është të jetoj i lumtur dhe i shëndetshëm”.

Ky manifestim, që zgjat disa ditë, përfshin një sërë aktivitetesh që synojnë përmirësimin e një mjedisi stimulues, të shëndetshëm dhe të sigurt, në të cilin fëmijët mund të zhvillojnë të gjithë potencialin e tyre.

“Ftojmë të gjithë fëmijët dhe prindërit e tyre të na bashkohen dhe t’i inkurajojmë fëmijët të kalojnë më shumë kohë jashtë, duke shijuar lojën dhe shoqërimin me bashkëmoshatarët e tyre. Le të krijojmë kujtime të paharrueshme përmes sportit, ekologjisë, lojërave dhe aktiviteteve krijuese!”, thonë nga vetëqeverisja lokale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi