Ulqin: Doli nga shtypi numri i ri i revistës për shkencë, kulturë dhe art “DIJA” (Nr. 19-20)

 

Të enjten doli nga shtypi numri i ri dyfish (19-20) i revistës për shkencë, kulturë dhe art “DIJA”, e cila sjell për lexuesit një përmbajtje mjaft të pasur me materiale cilësore dhe me kontributin e autorëve të njohur e seriozë.

Lënda e këtij numri, i cili shtrihet në 224 faqe, është e strukturuar në tri tërësi kryesore: Krijimtari letrare, Studime dhe hulumtime, udhëpërshkrim. Revista nis me një homazh të ndjerë kushtuar dy autorëve ulqinakë që u ndanë nga jeta gjatë periudhës mes dy numrave të fundit. Tërësia letrare vijon me ciklin poetik të shkrimtarit Hajro Ulqinaku, të titulluar “Më thërret deti”, si dhe me një larmishmëri krijimesh në poezi, prozë dhe ese nga autorë të ndryshëm. Një hapësirë e rëndësishme u është kushtuar studimeve shkencore e profesionale nga fusha e sociologjisë, historisë, gjeografisë dhe trashëgimisë kulturore. Numri përmbyllet me një shkrime të gjinisë së udhëpërshkrimit, duke i ofruar lexuesve përvoja dhe vëzhgime plot vlera.

Revista “DIJA” redaktohet nga Këshilli Redaktues i përbërë nga: Dr. Gani Karamanaga, Dr. Anton Lulgjuraj, Hajro Ulqinaku, Mustafa Canka, Jaho Kollari dhe Ali Gjeçbritaj.

Revista Dija është organ i Bashkimit të Krijueseve Shqiptarë në Malin e Zi, ndërsa ky numër është mbështetur nga Kryetari i Komunës së Ulqinit, z. Genci Nimanbegu, përmes Konkursit për financimin e personave fizikë që merren me veprimtari kulturore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi