Shefi i ortopedisë në Klinikën universitare spitalore në Beograd, dr Radivoje Brdar, ishte sot në OJQ “E drejta për jetë”.
Ai, përndryshe, tre herë në vit vjen në këtë shoqatë për të vizituar jo vetëm fëmijët që qëndrojnë në qendër ditore të kësaj organizate, por edhe nga qytetet tjera të Malit të Zi.
Dr Brdar ka operuar pesë fëmijë me pengesa në zhvillim nga Ulqin, ndërsa katër nga këto janë tashmë të aftësuar për përcjellje të rregullt të mësimit.
Gjatë vizitës, dr Brdar iu ka dhënë instruksione fizioterapistëve dhe logopedit në OJQ “E drejta për jetë” si të punojnë me fëmijët e caktuar.