“Për herë të parë në gjimnazin tonë hapet drejtimi ‘teknik i shëndetësisë, laborant dhe sanitar”, njoftohet nga Shkolla e Mesme “Vëllazërim-Bashkim” në Ulqin.
Siç theksohet, për të gjithë nxënësit paraprakisht u sigurua ushtrimi i praktikës në Shtëpinë e Shëndetit në Ulqin dhe në Spitalin e Tivarit.
“Me këtë rast falënderojmë drejtoren Dr. Sadije Hollaj dhe drejtorin Dr. Igor Karishik”, deklaroi drejtorja e Gjimnazit, Ardita Kovaçeviq.