Ulqin: E VËSHTIRË TË PËRFUNDOSH STAZHIN E PRAKTIKANTIT

hp photosmart 720„Nga viti 1991 kur në Ulqin ishin të punësuar 5300 punëtorë sot kemi rënë në 2.5 mijë, nga të cilët gjysma merr rrogën rregullisht. Nuk ka vende të reja pune, sepse asgjë nuk ndërtohet dhe nuk hapet“, ka deklaruar kryetari i Sindikatës komunale të Lidhjes së sindikatave të pavarura në Mal të Zi Shefkija-Keko Lamoviq.

Ai për „Dan“ tha që ka shumë të rinj në Ulqin me diploma të fakultetit të cilët nuk arritën të përfundojnë as stazhin e praktikantit, e jo më të punësohen, kështu që janë të detyruar të lëshojnë vendin e vet.

„Nëse në periudhën e ardhshme nuk bëhet diçka kam frikë që do të vijmë në situatë paradoksale dhe do të ndajmë fatin e disa komunave në veri, në të cilat ka mbetur kryesisht popullata ml e vjetër“, tha deputeti i „Malit të Zi Pozitiv“ Dritan Abazoviq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi