Partia Qendrore Shqiptare për Integrime (PQSHI) në zgjedhjet e ardhshme parlamentare iu bashkua koalicionit të cilin e udhëheq lideri i Partisë Demokratike Fatmir Gjeka.
Marrëveshjen mbrëmë në Ulqin e kanë nënshkruar Gjeka dhe kryetari i PQSHI Dr. Isat Jakupi.
Pjesëtarë të këtij koalicioni janë edhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Lidhja Demokratike në Mal të Zi.