OJG Horizonti i ri të mërkuren realizojdiskutimin tematik “Proceset reformuese në administratën vendore” në të cilin morën pjesë zyrtarë të Komunës së Ulqinit, si dhe përfaqësuesë të organizatave të shoqërisë civile.
Pjesëmarrësit patën mundësi të informohen nga funksionarët e Qeverisjes Vendore, nënkryetari Beqir Sella, sekretari për buxhet dhe financa Arian Murati dhe zëvendsja e sekretareshës për administratë locale Haxhere Jahja, për ndryshimet e reja në skemën organizative te Administratës së Komunës, për qasjet e reja proaktive në transparencën dhe hapjen ndaj komunitetit si dhe çështje tjera që ka përfshirë riorganizimi i Qeverisjes Vendore.
“Nuk kam dyshim qe qeverisja e re lokale do jape perpjekjet maksimale per anagazhimin e aktoreve te jashtem ne vendimarrje. Besoj qe kemi filluar mire me punen e re. Jane duke u rishikuar te gjitha planet vepruese, strategjite zhvillimore ne menyre qe te merren masat per permiresimin e tyre. Muajt ne vazhdim do flasim per zhvillimin e strategjive te reja qe do te jene ne dobi te gjithe komunitetit. Te gjitha keto nuk do te behen pa ndihmen dhe mbeshtetjen e bizneseve lokale, organizatave joqeveritare e qytetareve. Ne menyre qe te jemi sa me prane informacionit por dhe te ndajme informacionin me ndryshimet e reja secili sekretariat do te kete personin perkates qe do jete nje ure lidhese ne mes qeverisjeslokale dhe aktoreve te jashtem. Duke ditur rolin edhe rendesine e organizatave joqeveritare ne promovimin e politikave lokale, kombetare por dhe rolin e tyre ne vleresimin e tyre presim gjithnje e me shume prej jush mbeshtetje”, tha Sella.
Pika më e rëndësishme e takimit ishte raporti i Pushtetit Vendor me organizatat joqeveritare, duke filluar që nga informimi i OJQ-ve për të gjitha çështjet që lidhen me fushëveprimin e tyre, pastaj konsultimi i tyre për programet dhe politikat zhvillimore lokale; pjesëmarrja e OJQ-ve në grupet punuese në hartimin e vendimeve, planeve, strategjive si dhe financimi i projekteve të OJQ-ve lokale nga buxheti i Komunës.
Aktiviteti i sotëm është pjesë e projektit REFORMA QË KUPTOJMË TË GJITHË i cili mbështetet nga Ministria e Administratës Publike e Malit të Zi.