Të hënën kanë filluar bisedimet për formimin e pushtetit të ri lokal në Ulqin pjesëtarë të të cilave janë Partia demokratike e socialistëve, Forca e re demokratike dhe Koalicioni “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit”, mëson Portal Ul-info.
Drejtuesit e PDS-së janë takuar më herët me liderin e Koalicionit Fatmir Gjekën, ndërsa më vonë edhe me kryetarin e Forcës Nazif Cungun.
Pritet që negociatat të vazhdojnë të mërkurën me shqyrtimin e platformës politike për formimin e pushtetit, si dhe të marrëveshjes për ndarjen e funksioneve.
Në fazën e mëvonshme të bisedimeve do të kyçet edhe Unioni demokratik i Shqiptarëve, i cili do ti ketë funksionet nga kuota e PDS-së.