Në Ulqin sot është hapur zyrtarisht Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë.
Në ceremoninë e organizuar me këtë rast folën ministri shqiptar për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi Ervin Ibrahimoviq, kryetari i Komunës së Ulqinit Genci Nimanbegu dhe Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë Arben Doçi.
U theksua se kjo është një ditë historike për Ulqinin dhe një konfirmim i marrëdhënieve shumë të mira mes këtyre dy vendeve fqinje dhe mike.
Në ceremoni morën pjesë zyrtarë të lartë të Qeverisë dhe Parlamentit të Malit të Zi, drejtues të partive politike shqiptare dhe të institucioneve të ndryshme, si dhe qytetarë.