Të gjithë hotelet e mëdha në rivierën e Ulqinit janë hapur kësaj jave. Kështu praktikisht u shënua fillimi i sezonit turistik.
Me këtë rast në kuadër të manifestimit “Të gjithë për turizëm”, i cili u mbajt nën organizimin e Organizatës Turistike të Ulqinit, u mbajt një sërë evenimentesh, që zgjuan interesimin e të huajve, por edhe të vendasve.
Në hotelin “Otrant” po mbahet “Maj festi” tradicional, prej ku kryeministri Dritan Abazoviq tha: “Mijëra të rinj në Maj fest në Ulqin hapën sezonin turistik! Përhapim lumturinë, optimizmin dhe vibracionet pozitive. Mirë se vini në vendin e bukurive joreale! Mundet Mali i Zi”, shkroi Abazoviq në Tviter.