Ulqin: Hapet zyrtarisht Qendra e Shkencës dhe Inovacionit 

Në Ulqin u bë hapja solemne e Qendrës së Shkencës dhe Inovacionit, një projekt i rëndësishëm për edukimin, zhvillimin teknologjik dhe avancimin e të rinjve në fushën e shkencës, inovacionit dhe teknologjisë. Kjo qendër synon të krijojë një mjedis frymëzues për krijimtari, mendim kritik dhe zhvillim të aftësive praktike në mesin e të rinjve të komunës së Ulqinit dhe më gjerë.

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë përfaqësues të lartë institucionalë dhe diplomatikë, përfshirë:

  • Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Mal të Zi, z. Barış Kalkavan,
  • Ministren e Arsimit të Malit të Zi, Angjella Jakshiq
  • Kryetarin e Komunës së Ulqinit, z. Genci Nimanbegu.
  • Drejtoreshën Ekzekutive të Fondacionit të Ekipit Teknologjik të Turqisë “T3”, znj. Elvan Kuzucu Hıdır,
  • Drejtorin Ndërkombëtar të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim – TİKA, z.Ugur Tanyeli.
  • Prof. Assoc. Dr. Ilir Çapuni, si iniciator dhe bartës i projektit të Qendrës së Shkencës dhe Inovacionit,

Në fjalët e tyre përshëndetëse, të pranishmit theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar për fuqizimin e arsimit dhe inovacionit në rajonin e Ulqinit.

“Sot nuk po inaugurojmë thjesht një qendër të re – por po festojmë një vizion të përbashkët mes dy vendeve, Turqisë dhe Malit të Zi, të ndërtuar mbi vlera të përbashkëta dhe përkushtim ndaj së ardhmes.”

Ne jetojmë në një kohë sfidash të thella globale: konflikt, pabarazi dhe kërcënime ndaj dinjitetit njerëzor. Në kohë të tilla, ne besojmë se është thelbësore të mbajmë një qëndrim të qartë:
Të mbështesim shkencën dhe inovacionin në dobi të të gjithë njerëzimit.
ThekësojDrejtoresha Ekzekutive e Fondacionit të Ekipit Teknologjik të Turqisë “T3”, znj. Elvan Kuzucu Hıdır.

Kryetari i Komunës së Ulqinit Genci Nimanbeguipërveçse falënderoi gjith që kontribuan hapjen e kësaj shkolle tha,

”Kjo nuk është thjesht një ndërtesë e re. Kjo është një hapësirë ku lindin ëndrrat, zhvillohen idetë dhe fuqizohen brezat e rinj, të cilët do ta çojnë përpara Ulqinin, Malin e Zi dhe mbarë rajonin tonë.

“Nemo acceptus propheta in patria sua” — askush nuk është pranuar profet në vendin e vet.
Kështu ndodhi edhe me këtë qendër. Idetë duhej të udhëtonin deri në Stamboll, që atje të kuptohej rëndësia e tyre dhe të merrnin mbështetjen e merituar.” 

Pjesë emocionuese e ceremonisë ishte edhe mesazhi përshëndetës me video nga z. Selçuk Bayraktar, kryetar i Bordit Drejtues të Fondacionit T3, një figurë ikonike në zhvillimin teknologjik të Turqisë. Në fjalën e tij, Bayraktar përshëndeti qytetarët e Ulqinit dhe theksoi rëndësinë e edukimit teknologjik si mjet për përparim dhe pavarësi të gjeneratave të reja.

“Sot përmbusha një amanet si prind – që fëmijët tanë të mos ecin vetëm në rrugën drejt suksesit, por të ecin bashkë, grup më grup, sepse kështu i ka hije këtij vendi”. Theksoj Prof. Assoc. Dr. Ilir Çapunine përmbylljen e pjeses ceremoniale.

“Qendra është themeluar përmes një partneriteti të suksesshëm mes:

  • Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim – TİKA,
  • Fondacionit Turk për Teknologji T3,
  • Komunës së Ulqinit, dhe
  • Fondacionit XL LABS.

Pjesëtarët e hapjes përveç se morrën pjesë në fjalimet përshendetesë, së bashku pren shiritin me rast të cilin u be edhe hapja e kësaj qendre.

Projekti është pjesë e nismës ndërkombëtare Bilim Türkiye – Deneyap, dhe synon të ofrojë trajnime bashkëkohore në teknologji, robotikë, inteligjencë artificiale, programim, dhe fusha të tjera të shkencës aplikative për fëmijë dhe të rinj.

Qendra e Shkencës dhe Inovacionit – Ulqin është një shembull i qartë se si vizioni lokal dhe mbështetja ndërkombëtare mund të krijojnë mundësi reale për gjeneratat e reja në zonat periferike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi