Ulqin: HAPJA E QENDRËS KULTURORE ISLAME “HORIZONTI”

Xhamia e PazaritNga Këshilli bashkësisë islame Ulqin Portali Ul-info u njohtua që nesër, me fillim në ora 15, do të bëhët hapja e Qendrës kulturore islame “Horizonti”.

Selia e kësaj organizate do të jetë në ndërtesën e dikurshme te Meqemes apo ish Gjykata e Sheriatit, e cila është restauruar me donacionin e QKI “Horizonti”.

“Kjo hapësirë do të shfrytëzohet për takime dhe aktivitete të ndryshme për besimtarët tanë dhe si bibliotekë e Qytetit tonë e pajisur me literaturë kulturore islame”,  thuhet në kumtesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…