Në fillim të prillit në Ulqin do të mbahet konferenca e madhe e ish presidentëve dhe kryeministrave të shteteve Ballkanike.
Ato, siç mësojmë, do të tubohen me 7 prill në kompleksin „Holliday Village Montenegro“ i cili punon në kuadrin e kompanisë Karisma, në forumin „Shkenca dhe Inovacionet – Vizioni 2030 për Ballkanin Perëndimor“, të cilin e organizon Klubi i Podgoricës.
Bëhet fjalë për organizatën ku në krye të Këshillit Drejtues është ish presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq dhe e cila tubon ish zyrtarët shtetëror nga të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor.