Komuna e Ulqinit nuk do të legalizojë apo lëshojë leje për ndërtimin e objektit në pjesën jugore të Kalasë, mëson Portali Ul-info.
Një qëndrim i tillë iu paraqit qartë pronarëve të atij objekti, kompanisë nga Podgorica “SJ Property”.
Kryetari i Ulqinit Omer Bajraktari i ka bërë të ditur se Komuna dëshiron ta blejë atë objekt ose pronarëve aktualë t’u japë ndonjë parcelë tjetër jashtë Kalasë.
Më vonë, pas një diskutimi publik, do të përcaktohej se çfarë do të bëhet me atë objekt dhe në atë zonë, dhe para kësaj është planifikuar rehabilitimi i një pjese të mureve të shembur në afërsi të asaj godine.