Pas më shumë se pesë muaj Komuna e Ulqinit të mërkurën doli nga bllokada e xhiro llogarisë, mëson Portali Ul-info.
Punëtorët e Komunës morën katër paga, ndërsa 10.000 euro janë ndarë si ndihmë për sanimin e pasojave nga tërmeti i para pak kohëve që goditi Durrësinë dhe rrethinën.
Kryetari i Komunës Loro Nrekiq falenderoi Qeverinë e Malit të Zi për përkrahjen, në veçanti të punësuarit në administratën lokale për mirëkuptimin e situatës.