Ulqin: KOMUNA ORGANIZON PANAIRIN E PRODHIMEVE VENDORE “FAIR FEST”

Komuna e Ulqinit  më datat 16-18 gusht organizon Panairin e Prodhimeve Vendore “Fest Fest- Ulqin 2019”, në shetitoren e Ranës. Hapja solemne e Panairit do të bëhet me datën 16 gusht, në orën 20:00, me ç’rast do të organizohet një program i begatshëm kulturo-artistik. Në panair produktet e veta do ti ekspozojnë 21 gra sipërmarrëse të Shoqatës të Grave Prodhuese nga Ulqini.

Panairi i prodhimeve vendore “Fair Fest” është aktivitet i cili realizohet në kuadër të projektit “The Femine Side of Quality”, të cilin Komuna e Ulqinit e implementon në partneritet me OJQ MogUL, Bashkinë e Mirditës dhe Qendrën UET nga Tirana.

Projekti financohet nga Bashkimi Evropian, përmes programit për bashkëpunim ndërkufitar  Mali i Zi – Shqipëri, 2014-2020.

Sajam Mogul Opstina

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…