Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq vizitoi sot vendin e xhirimit të serialit “Perla e Bunës” (Biser Bojane) në Plazhin e Madh ku bisedoi me aktorët dhe autorët e serialit.
Aktori Milutin Mima Karaxhiq, i cili është në krye të skuadrës autoriale të serialit, dhe regjisori Miodrag Karaxhiq, njoftuan kryetarin e Qeverisë me aktivitetet.
Kryeministri Markoviq shprehu kënaqësinë me atë çfarë ka pa dhe vlerësoi se benefitet promotive të serialit janë të mëdha për vendin tonë.
“Në takim me kryeministrin ishin drejtori gjeneral i Radio Televizionit të Malit të Zi Bozhidar Shundiq dhe Radio Televizionit të Serbisë Dragan Bujosheviq, kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq dhe deputeti Luigj Shkrela”.