Moti i nxehtë, i pazakontë për këtë periudhë të vitit, dhe temperaturat e larta në det, janë disa nga shkaqet që sezoni i larjes në det po vazhdon.
Kjo më së miri shihet në fotografitë të cilat të shtunën pasdite i shkrepëm në Plazhin e Vogël në Ulqin.
Pritet se larja do të jetë e mundur deri të martën, me 29 tetor, kur meteorologët paralajmëruan ulje të konsiderueshëm të temperaturave.