Në bazë të përfundimit nga takimi i Ekipit Komunal për Mbrojtjen dhe Shpëtim, i mbajtur më 23 gusht 2021., në lidhje me hyrjen e qytetarëve në ndërtesën e Komunës, lëshohet ky udhëzim i përkohshëm për mënyrën e lëvizjes dhe qëndrimit të qytetarëve në ndërtesën e Komunës:
Palët mund të hyjnë në ndërtesë vetëm me dëshmi se personi ka kaluar virusin, me një çertifikatë vaksinimi ose test negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë, ose test të shpejtë jo më të vjetër se 48 orë.
Shërbimi i sigurisë dhe mbrojtjes do të kujdeset që qytetarët të kenë një nga dëshmitë e lartpërmendura gjatë qëndrimit në ndërtesën e komunës, dhe do të kujdeset që palët të përdorin mjetet mbrojtëse dhe mbajnë distancën e përcaktuar gjatë qëndrimit.
Kjo masë është me kohëzgjatje të përkohshme dhe i referohet periudhës deri më 3 shtator 2021, por mund të zgjatet sipas nevojës.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin tuaj dhe u bëjmë thirrje edhe një herë qytetarëve dhe afaristëve që të ushtrojnë të drejtat dhe detyrimet e tyre sa më shumë që të jetë e mundur përmes shërbimit të Byrosë Qytetare, të mbajnë distancën dhe të përdorin mjete mbrojtëse.