Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftoi të premten se numri i banorëve në Ulqin është 20.566.
Sipas vlerësimit të fundit të numrit të banorëve, kjo komunë ka pak më pak se 20.000 banorë, që do të thotë se numri i votuesve në Ulqin është më i madh se numri i banorëve!?
Regjistrimi i popullsisë në Mal të Zi është planifikuar për gjysmën e parë të nëntorit të këtij viti, ndërsa i fundit është mbajtur në vitin 2011.