Sipas rezultateve të numërimit të popullsisë, në komunë të Ulqinit jetojnë pak më shumë se 20 mijë banorë, derisa në qytet dhe vendbanimit afër bregdetit rreth 14 mijë njerëz. Meqë momentalisht në rivierën e Ulqinit qëndrojnë rreth 110 mijë mysafirë, kjo do të thotë që ka tetë herë më shumë turistë se sa vendas.
Vetëm në këtë kontekst është e kuptueshme që para tre ditëve prej ngarkesës janë shkrirë kabllot e rrymës në trafostacionin kryesor të qytetit, ndërsa trafiku është shumë i rënduar. Së paku një orë duhet të mbërrihet deri në Plazhin e madh nga qendra e qytetit në orët e pasdites, që do të thotë që ura e re mbi Port Milenë vetëm pjesërisht e ka zbutur këtë problem.
Kjo fundjavë duhet të shënoi kulmin e sezonit në rivierën e Ulqini, sepse nga e hëna numri i mysafirëve do të fillojë të bijë lehtësisht. Por, duke marrë parasysh rezervimet dhe parashikimin e moti vizita e mirë në Ulqin pritet edhe në shtator.