Nata e Kështjellave është manifestim kulturor-turistik që ringjall monumentet e fortifikuara të trashëgimisë kulturore – kalatë, kështjellat dhe fortifikimet – duke festuar rëndësinë e tyre historike dhe kulturore. Për herë të parë është mbajtur në vitin 2022 në Kroaci, Mal të Zi dhe Bosnje e Hercegovinë, si pjesë e projektit evropian FORTITUDE. Sot organizohet së bashku nga “Tvrdjava kulture Shibenik”, qytetet Banja Lluka, Karlovac dhe Trebinje, si dhe komunat Tivar dhe Ulqin.
Që nga viti 2018, Nata e Kështjellave është pjesë e iniciativës më të gjerë evropiane European Fortress Summer, e cila lidh monumentet fortifikuese në të gjithë Evropën me mbështetjen e organizatave ndërkombëtare EFFORTS dhe FORTE CULTURA.
Manifestimi tradicionalisht mbahet në fillim të muajit maj, ndërsa në vitin 2026 do të shënohet më 9 maj. Programi përfshin aktivitete të ndryshme si ditë të dyerve të hapura, ligjërata, punëtori, ekspozita, koncerte dhe performanca vallëzimi, me theks të veçantë në promovimin e praktikave të qëndrueshme dhe përgjegjësisë ekologjike. Veçanërisht spikat iniciativa Night of Fortresses Goes Green, e cila integron ndërgjegjësimin ekologjik dhe inkurajon vizitorët të marrin pjesë aktive në ruajtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore.

Ulqin: Përjetoni Natën e Kështjellave në lokalitetin arkeologjik të Shasit
Ulqini, me trashëgiminë e tij të pasur historike, edhe këtë vit 2026 është nikoqir i Natës së Këshjellave në lokalitetin mbresëlënës arkeologjik të Shasit. Ky lokalitet, i njohur për bukurinë e tij natyrore dhe rëndësinë historike, ofron një sfond unik për këtë manifestim dhe thekson më tej rolin e Ulqinit si ruajtës i trashëgimisë kulturore.
Programi i Natës së Kështjellave në Ulqin (Shas)
17:30 – 18:30
– Mbjellja e fidanëve autoktonë me nxënësit e shkollave fillore nga Ulqini
– Prezantimi i trashëgimisë
17:30 – 18:30
– Ekspozitë e punimeve artistike të talenteve të rinj me temë trashëgiminë kulturore të Shasit
18:30 – 19:00
– Degustim i produkteve vendore nga zona e Anës së Malit
19:00
– Hapja solemne
– Shfaqja “9 shpirtrat”, Teatri “Adriana” nga Ferizaji, Republika e Kosovës
Rëndësia e manifestimit në Ulqin
Edhe këtë vit, Nata e Kështjellave në Ulqin vendos në fokus lokalitetin arkeologjik të Shasit, i cili nuk është vetëm një thesar historik, por edhe një hapësirë që lidh natyrën, kulturën dhe komunitetin. Përmes angazhimit të talenteve të rinj, promovimit të produkteve lokale dhe zbatimit të praktikave të qëndrueshme, manifestimi thekson rëndësinë e ruajtjes së këtij territori unik.
Për më shumë informacione rreth programit dhe edicioneve të ardhshme, vizitoni faqen zyrtare të manifestimit: www.nightoffortresses.org
Manifestimi “Nata e Kështjellave” financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të projektit GIFTSnet dhe programit Interreg Kroaci – Bosnje dhe Hercegovinë – Mali i Zi 2021–2027.
Kjo publikim është bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian përmes programit Interreg IPA Kroaci – Bosnje dhe Hercegovinë – Mali i Zi 2021–2027. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi ekskluzive e Komunës së Ulqinit dhe në asnjë mënyrë nuk pasqyron qëndrimet e Bashkimit Evropian.








