Në Pyllin e Pishave, në pjesën ku “për shkak të uzurpimit të tokës komunale dhe ndërtimit pa i lajmëruar punimet” më herët u procedua S.B. nga Rozhaja, këto ditë u tentua vazhdimi i punimeve.
Vetëm gjysmë ore nga fillimi i punimeve, prokurori themelor shtetëror dha urdhër për arrestimin e personit i cili këtë hapësirë e mori me qira.
Personi u lirua pas 24 orësh, por në këtë mënyrë u dërgua mesazhi i fuqishëm që nuk do të lejohen ndërtimet ilegale në atë zonë.