Një nga arkitektët më të njohur të Ulqinit Fuad – Fudo Mavriq ndërroi jetë të hënën mbrëma në Ulqin në moshën 60 vjeçare nga pasojat e atakut kardiak.Ai ishte fitues i disa shpërblimeve në fushën e arkitekturës.
Objekti më i njohur të cilin e projektoi Mavriqi, së bashku me kolegun Selim Resulbegoviq, është Qendra islamike kulturore në Tivar.








