Ulqin: Në Festivalin e parë mbarëkombëtar Rock&Etno mbërrijnë yjet më të mëdha të rajonit

Gërshetim të kulturave Rock dhe  Etno, tinguj e emra të mirënjohur nga bota e muzikës – të gjitha këto i sjell Festivali i Parë mbarëkombëtar Rock&Etno.

Katër ditë muzikë të mirë, por edhe një program i larmishëm kulturo-artistik , në zemrën e bregdetit të Malit të Zi , në Ulqin do të sjellë disa nga grupet më të njohura të rokut si “Teska industrija ” , Generacija 5 ” , ” Crvena jabuka ” , “Krajljevski apartman “… Ketyre emrave të shquar do t’i bashkohet edhe e mirenjohura Indira Forca – ex Colonia , grupi maqedonas “Bjelo Kopce” (Bijelo Dugme – tribute), e shumë e shumë artistë të njohur nga Sërbija , Bosnjë e Hercegovina , Shqipëria , Kosova , Kroacia dhe Maqedonia e Veriut.

Përveç se për fansat e muzikës kualitative ,në parkun modern Hajdari family publiic park , dyert do të jenë të hapura edhe për të gjithë dashamirësit e artit , punës së dorës , modës e folklorit.Me program të këtij festivali , përveç përformancës së grupeve muzikorë , është paraparë edhe pjesëmarrja e disa grupeve folklorike nga Ballkani Perëndimorë. Përveç kësaj do të organizohet edhe panairi i artizanëve , një sfilatë mode si dhe një ekspozitë etnografike.
Festivali i Parë mbarëkombëtar Rock&Etno starton me 4 gusht , në ora 19:00. Nata e parë e festivalit është e rezervuar për ” Bjelo Kopce ” ( Bijelo Dugme tribute ) , Indira Forca -ex Colonia , Biljana Gjosheva , “Trilogy Band ” dhe Adrian Lulgjuraj.Natën e dytë të festivalit publiku do të ketë mundësi të shijojë përformancën e mrekullueshueshme të grupeve “Bjelo Kopce ” ( Bjelo dugme -tribute ) ,  “Trilogy Band ” , “Teska Industrija ” e të Bilana Gjosheva .
Përveç tyre , me 5 gusht në skenën e këtij festivali do të ngjiten edhe grupet “Kraljevski apartman” dhe “Epilogy”.
Dita e tretë e festivalit është e rezervuar për Koncertin e grupeve “Generacija 5 ” , “Crvena Jabuka ” si dhe “Fjolla & the bend”. Po këtë natë publiku do të ketë mundësi që edhe një herë të kënaqet nën tingujt e “Teska industrija ” dhe ” Epilogy “. Në ditën e katërt të festivalit do të përformojë ylli i muzikës nga Maqedonia e Veriut , Shkumbin Ismaili. Ai do të pasohet nga Poni , Korab Shaqiri e Sidorela Kelmendi.Për fund të këtij festivali , publiku do të ketë mundësi të kënaqet nën  shoqërinë e hiteve të luajtuara nga “Teshka industrija” dhe “Fjolla & the bend”.
Festivali i parë mbarëkombëtar ” Rock & Etno ” organziohet nga Organizata joqeveritare ” Globus Art” nga Ulqini, e cila pas vetes ka një sërë aktivitetesh të suksesshme kulturore të zhvilluara në Ulqin, por edhe në shumë vende të Ballkanit.

Biletat për këtë eveniment mund t’i blini në faqen e internetit www.gigstick.me . Bileta për një natë kushton 9 euro për person, përderisa pakoja për katër netët e festivalit kushton 29 euro.

Ditët kaloni në ndonjë nga plazhet e mrekullueshme , e më pas bëhuni gati e bëhuni pjese e ahengut më të madh në qytet. Koha është për tinguj të mirë e të vjetër dhe për kujtime të reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Bajraktari me bashkëpunëtorët dhe drejtuesit e Otrant Olympikut në Shtëpinë e Futbollit: ULQINI SË SHPEJTI DO TË KETË STADIUM MODERN FUTBOLLI
Bajraktari me bashkëpunëtorët dhe drejtuesit e Otrant Olympikut në Shtëpinë e Futbollit: ULQINI SË SHPEJTI DO TË KETË STADIUM MODERN FUTBOLLI

Kryetari i Komunes Omer Bajraktari me bashkepuntor dhe perfaqesues te klubit Otrant Olympic u prit sot ne takim nga presidenti i Federates se Malit te Zi Dejan Saviqeviq dhe sekretari Miomir Gjurgjevac.

Të premten në Kala: Përurimi i dy librave të Adriatik Kelmendit
Të premten në Kala: Përurimi i dy librave të Adriatik Kelmendit

  Promovimi i dy librave të njohur, të autorit Adriatik Kelmendi, do bëhet në hapësirat e Muzeut të Ulqinit, të premten nga ora 20:30, në Kalanë e Ulqinit. Këtë e bëri të ditur vet drejtori i Klan

Policia: ARRESTOHET PERSONI ME 54 GRAMË MARIHUANË
Policia: ARRESTOHET PERSONI ME 54 GRAMË MARIHUANË

Mbrëmë rreth orës 19:30 policia ka ndaluar veturën në Kodra dhe ka kontrolluar shoferin P.P. (42) nga Tivari, është bërë e ditur nga Drejtoria e policisë. “Aty është gjetur një pako PVC me lëndë narkotike

Qeveria e Malit të Zi: NGA NESËR MË TË LIRË ÇMIMET E KARBURANTIT
Qeveria e Malit të Zi: NGA NESËR MË TË LIRË ÇMIMET E KARBURANTIT

Nga e martja do të ketë zbritje të re në të gjitha llojet e karburanteve nga nëntë deri në 12 cent në pompa, shkruajnë mediat. Eurosuper 98 do të kushtojë 1.39 euro, Eurosuper 95 do të kushtojë 1.35 euro,

Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME
Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME

Ju informojme se pas ngjarjes tragjike te ndodhur ne qytetin e Cetines dhe ne shenje repekti ndaj familjeve te viktimave, Keshilli Organizativ i protestes se banoreve te Krythes dhe Mërkotit kane marre