Për shkak të problemeve të vazhdueshme me ujin, banorët e Kalasë kanë paralajmëruar protestë.
“Situata prej javësh është e padurueshme dhe nga mungesa e ujit na ikin mysafirët”, pohojnë Kalalitë.
Sipas tyre, protesta do të mbahet të martën, me fillim nga ora 10:00, para ndërtesës administrative të SHPK“Ujësjellësi dhe kanalizimi”.