Kuvendi i Komunës së Ulqinit zgjodhi të premten kryetarin e ri të Komunës.
Këtë detyrë në periudhën e ardhshme do ta mbulojë bartësi i listës së koalicionit “Fillim i ri”, Omer Bajraktari.
Bajraktari, 33 vjeç, është kryetar i Këshillit Komunal të Lëvizjes Qytetare URA dhe kryetari i parë i ndonjë komune nga kjo parti.
Më herët këshilltarët zgjodhën funksionarin e Forcës, Ardian Mavriqin në postin e kryetarit të Kuvendit të Komunës.