Ulqin: PA PLAN STRATEGJIK MBI 500 DITË!

Vetëqeverisja lokale në Ulqin nuk ka plotësuar detyrimin e vet ligjor që deri në fund të vitit 2012 të miratoj Planin strategjik të komunës. Për këtë arsye ajo u gjend nën shënjestrën e kritikave të Qeverisë së Malit të Zi, gjegjësisht ministrit për zhvillim të qëndrueshëm dhe turizëm Branimir Gvozdenoviq.

Ulqini është ndoshta e vetmja komunë në vend e cila nuk ka miratuar planin strategjik.

Punimi i një dokumenti kaq të rëndësishëm është tash 500 ditë nën mbikëqyrjen e të ashtu quajturit Grupit konsultativ të Komunës për punimin e Planit strategjik, të cilin e ka udhëhequr nënkryetari i komunës i deri pak kohëve më parë Xhaudet Cakuli. Në atë grup ishin mbi 30 veta, e disa anëtarë e lëshuan për arsye të mospajtimit me versionin e parë të Draftit të këtij dokument.

Plani strategjik duhej ti paraprinte Planit hapësinor të komunës (PHU) sidomos për faktin që vetëm Ulqini dhe asnjë komunë tjetër në Mal të Zi, ja ka lënë Qeverisë së Malit të Zi të ja punoj PHU-në.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…