Ulqin: PARTIA DEMOKRATIKE DHE FORCA NËNËSHKRUAJNË SONTE MARRËVESHJE PËR DALJE TË PËRBASHKËT NË ZGJEDHJE

Partia Demokratike dhe Forca e Re Demokratike – Forca sonte në Ulqin do të nënshkruajnë marrëveshje për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të planifikuara për 11 qershor në Mal të Zi, mëson Portali Ul-info.

Ky akt për koalicionin parazgjedhor do të nënshkruhet nga krerët e këtyre partive kombëtare shqiptare, Fatmir Gjeka dhe Genci Nimanbegu.

Ky koalicion do të jetë i hapur edhe për partitë e tjera shqiptare.

Partia Demokratike dhe Forca janë pjesë e koalicionit qeverisës në komunën e Ulqinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…