Përfundoj punimet Forumi Ekonomik Ulqini 2023 i vlerësuar nga pjesëmarrësit dhe organizatorët si një nga forumet më të suksesshëm tē organizuar nē Ulqin me mesazhe konkrete për kosovarët që kanë potencial financiar për investime në këtë komunën më kushte të mira për investime dhe procedura të shpejta.
Kështu u shprehën kryetari i komunës Omer Bajraktari dhe Kryetari i AKB-ēs Agim Shahini pas një takimi përfundimtar që patën dje me disa biznesmen të Kosovës në komunën e Ulqinit.
“Ulqini dhe kosovarët mbesin besnik të përhershem të njëri tjetridhe do të vazhdojmë edhe në të ardhmen në takime më biznese dhe investitorë potencial”, u shprehen organizatorët në fund të takimit.