Policia komunale fitoi uniforma të reja me stemën e Komunës së Ulqinit.
Ky është detyrim ligjor, sidomos mbasi që policia komunale fitoi kompetenca më të gjëra.
“Uniforma zyrtare është detyrimi ynë. Ajo tregon profesionalizmin tonë. Ne jemi në shërbim të qytetarëve dhe me këto uniforma sigurisht do të njihemi më lehtë”, tha polici komunal Amir Mehmeti.