Me rreth 220 ditë me diell në vit, Ulqin është qyteti më me shumë diell në Adriatik.
Për këtë arsye ekspertët për energjinë e rinovueshme dhe ekologët vlerësojnë se ky burim i pashtershëm i energjisë duhet sa më parë dhe në mënyrë të organizuar të shfrytëzohet.
Gjatë vizitës së para pak kohëve në Ulqin, ambasadorja gjermane Gudrun Shtajnaker tha se ato janë të interesuar për realizimin e projektit me vlerë rreth 220 mijë euro, nëpërmjet Bankës zhvillimore gjermane, për prodhimin e energjisë diellore në zonën e Kripores.
“Komuna mund të kandidojë projekte të ngjashme edhe për zona tjera në territorin e vet”, shtoi ajo.
Përndryshe, para tre viteve Qeveria e Malit të Zi i dha lejen një kompanisë vendore për ndërtimin e centralit elektrik diellor në Mal të Brisë, por deri tek realizimi i këtij projekti nuk erdhi akoma.