Ulqin: PREZANTOHET PLANI LOKAL PËR PUNËSUESHMËRINË E TË RINJËVE TË KOMUNËS SË ULQINIT

 

Sot, para zyrtarëve të Vetëqeverisjes Lokale, institucioneve publike dhe aktorëve të tjerë vendorë, prezantuam dokumentin PLANI LOKAL PËR PUNËSUESHMËRINË E TË RINJVE.

Ky plan paraqet një vlerë të shtuar për Komunën e Ulqinit, pas miratimit të Strategjisë së Punësimit për periudhën 2021-2025. Plani është krijuar si një dokument zhvillimor i cili potencon kujdesin ndaj të rinjve si një fushëme rëndësi të veçantë për të përmirësuar pozitën dhe punësimin e të rinjve në komunën tonë.

„Në këtë mënyrë, synojmë të ndërtojmë një komunitet lokal më të drejtë, më gjithëpërfshirës, ​​më të pasur dhe më të larmishëm, që u ofron të rinjve mekanizmat, burimet dhe mundësitë e nevojshme për të marrë pjesë në mënyrë aktive në tregun e punës“ theksuan nga Grupi Punues i cili ka hartuar këtë plan.

Dokumenti i është dorëzuar Qeverisjes Vendore dhe institucioneve tjera publike relevante me qëllim të dhënies së sugjerimeve dhe mendimeve për miratimin dhe zbatimin përfundimtar të tij.

 

Aktiviteti i sotëm është pjesë e projektit “Rrugët e zhvillimit të karrierës: Përgatitja e të rinjve nga Shqipëria dhe Mali i Zi për mundësitë e karrierës në sektorin e turizmit” i cili zbatohet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian në kuadër të IPA II Mali i Zi-Shqipëri. Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar 2014-2020, i cili menaxhohet nga Ministria e Financave e Malit të Zi. Projekti zbatohet nga organizata World Vision Albania në partneritet me OJQ Horizonti i Ri, si dhe shkollat e mesme “Vëllazërim-bashkim” nga Ulqini dhe Shkolla e mesme profesionale “Hamdi Bushati” nga Shkodra. Projekti bashkëfinancohet nga Ministria e Administratës Publike e Malit të Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

KONCERT “ZAUSTAVITE RAT – NDALENI LUFTËN”

Media for All: NË ULQIN MBAHET KONFERENCA E MEDIAVE RAJONALE

Horizonti i Ri: TUBOHEN PËRFAQËSUESIT E MEDIAVE KRYESORE NË GJUHËN SHQIPE

Protesta e Kalalive për shkak të mungesës së ujit: MES PREMTIMEVE DHE RADIKALIZIMIT
Protesta e Kalalive për shkak të mungesës së ujit: MES PREMTIMEVE DHE RADIKALIZIMIT

“Në ditët në vijim do të marrim masa dhe veprime që të mundohemi t’i ndihmojmë qytetarët e Kalasë që të kenë një furnizim më të mirë me ujë”, tha drejtori ekzekutiv i SHPK “Ujësjellësi dhe kanalizimi”

Ulqin: NESËR PROTESTË E KALALIVE
Ulqin: NESËR PROTESTË E KALALIVE

Për shkak të problemeve të vazhdueshme me ujin, banorët e Kalasë kanë paralajmëruar protestë. “Situata prej javësh është e padurueshme dhe nga mungesa e ujit na ikin mysafirët”, pohojnë Kalalitë. Sipas

Edhe sot bllokimi i rrugës në Peçuricë: BLOKADA E RADHËS NË KRYTHË
Edhe sot bllokimi i rrugës në Peçuricë: BLOKADA E RADHËS NË KRYTHË

Banorët e Mërkotit kanë organizuar të dielën për të tretën herë bllokimin e rrugës rajonale në Peçuricë. Kësaj radhe, siç kanë bërë të ditur, bllokada është zgjatur për një orë, gjë që ka shkaktuar një

In memoriam: FATMIR MILO NINAMBEGU(1951-2022)- Këthimi në vendlindje
In memoriam: FATMIR MILO NINAMBEGU(1951-2022)- Këthimi në vendlindje

U hap lajmi: në Njujork ndërroi jetë Fatmir Milo Nimanbegu.Ka qenë e ditur se disa kohë ka vuajtur prej sëmundjesë të rëndë, joshëruese. ​Në vitet pesëdhjeta-gjashtëdhjeta jeta në Kalanë e Ulqinit. Pak

NELAJ: SHTYHET SEZONI I GJUETISË, FILLON ME 4 SHTATOR
NELAJ: SHTYHET SEZONI I GJUETISË, FILLON ME 4 SHTATOR

Njoftojmë të gjithë gjuetarët dhe qytetarët e Komunës së Ulqinit, se hapja e sezonit të gjuetisë që ishte e paraparë të hapet me datën 07.08.2022 ,pas kërkesës së kryetarit të Komunës së Ulqinit , Omer