Ulqin: Promovohet filmi dhe libri “Ivan Gudelj – Rrëfimi i Hajdukut”

Me rastin e promovimit të librit “Ivan Gudelj-Rrëfimi i Hajdukut” (Ivan Gudelj -Hajduçka Priça) nga autori Blazh Duplançiq dhe filmi dokumentar “Loja e Ivanit” në regji të Tomislav Zhaja që kushtohet të ish legjendës së futbollit kroat Ivan Gudelj, ish futbollist i Hajdukut të Splitit, qyteti i Ulqinit më 11 Nëntor, do të tuboj legjendat e futbollit nga Sllovenia, Kroacija, Bosnja e Hercegovina, Serbia, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Mali Zi.

Organizator i këtij manifestimi të madh me legjenda të futbollit të viteve 70-80 është ulqinaku Pavle Pepgjonoviq.

Sipas organizatorit, në këtë manifestim të veçantë pjesëamrrjen e tyre e kanë konfirmuar Ivica Shurjak, Faruk Haxhibegiq, Milosh Shestiq, Vladimir Petroviq-Pizhon, Xhevat Prekazi, Vanço Balevski, Xhevad Sheqerbegoviq, Predrag Pashiq, Dragan Kanatlarovski, Neshat Zhavelli si dhe ikonat futbollit malazias Dejan Saviqeviq, Ante Miroçeviq, vëllezërit Bakraç, Dragan Guzo Vujoviq, Brajan Neneziq e shumë të tjerë.

Krahas legjendave të futbollit pritet të marrin pjesë edhe emra të njohur gazetar sportiv nga rajoni si Millojko Pantiq, Sinan Sinanoviq, Millutin Grgur, Nebojsha Shofranac, Shaban Sinani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…