Asnjë pronar i objektit në lumin Buna, 34 pronarë hotelesh dhe rreth 50 për qind më pak pronarë të akomodimit privat këtë vit, në komunën e Ulqinit, nuk kanë lidhur kontrata për largimin e mbeturinave me SHPK “Veprimtaritë Komunale”.
Nga kompania thonë se prej vitesh po mundohen ta zgjidhin problemin, por se nuk munden për shkak të pengesave.
Siç pohojnë, me këtë rast janë drejtuar organeve kompetente të vetëqeverisjes lokale, Policisë Komunale, inspektimeve dhe Ndërmarrjes publike “Të mirat detare”.