Në kuadër të programit të mbrojtjes dhe ruajtjes së të mirave kulturore, Ministria e kulturës financon punimet të cilat këto ditë po kryhen në Sahat kullë në Ulqin.
Bëhet fjalë për punime konservatore të cilët përfshijnë pastrimin dhe rregullimin e terrenit përreth dhe fasadës gurore në këtë të mirë kulturore.
Në fasadat e kullës janë evidente bimë të imta, shtresa e gëlqerëzuar, si dhe papastërti të ndryshme.
Sahat kulla është ndërtuar në vitin 1754 dhe është një nga simbolet e Ulqinit.