Punonjësit e Komunës së Ulqinit dje morën pagat e muajit dhjetor, së bashku me një bonus dimëror prej 200 euro.
Një gjë e tillë nuk ka ndodhur me dekada të tëra, gjë që flet për një gjendje shumë të mirë në financat publike komunale.
Këtë e dëshmon edhe fakti se Komuna e Ulqinit ka arritur në Listën e gjelbërt të Drejtorisë së të tatimeve dhe doganave, ndërsa tradicionalisht ishte në Listën e Kuqe.