Këshilli komunal i Malit të Zi Pozitiv në Ulqin ka vendosur sot që të pushojë së punuari.
Siç lajmërohet, arsyeja e këtij veprimi janë ngjarjet që ndodhen së fundmi në parti, si dhe shkelja e procedurës dhe keqpërdorimi i partisë nga ana e një pjesë të udhëheqësisë së saj për interesa personale.
Kryetari i Këshillit të Ulqinit dhe deputeti Dritan Abazoviq ka dhënë dje dorëheqjen në të gjitha funksionet partiake në MZ Pozitiv.
Ditët e ardhshme numri më i madh i ish anëtarëve të partisë në Ulqin do të vendos në cilën mënyrë do të vazhdojnë veprimtarin e tyre politike.