Ulqin: PUSHTETI I RI PAS ZGJEDHJEVE PRESIDENCIALE

Komuna e Ulqinit, Opstina UlcinjPushteti i ri lokal në Ulqin do të konstituohet pas zgjedhjeve presidenciale, mëson Portali Ul-info.

Bazën e tij do ta bëjë Partia Demokratike e Socialistëve, e cila në zgjedhjet e 4 shkurtit fitoi më së shumti vota dhe e cila ka kapacitetin më të gjerë të koalicionit.

Është pothuajse e sigurt që në pushtetin e ri nuk do të ketë vend për të gjithë partitë të cilët përbëjnë pushtetin aktual lokal, si dhe që funksioni i kryetarit të Komunës do t’i takojë përfaqësuesit të PDS-së.

Edhe pse partitë nacionale shqiptare në përbërjen e re të parlamentit lokal, i cili do të konstituohet të hënën me 26 mars, do të kenë 18 nga gjithsej 33 këshilltarë, nuk ka paralajmërime që ato do të mund të formojnë pushtetin në Komunë të Ulqinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi