Ish-ambasadorja gjermane në Mal të Zi Gudrun Elizabeth Steinacker, kryetari i Shoqatës së Ulqinakve në Durrës Zyhni Beqiraj dhe (postmoretm) prof. dr Sim Gjon Dobreci do të shpallen qytetar nderi të Ulqinit, mëson Portali Ul-info.
Atë vendim duhet ta marrë parlamenti vendor të enjten, ndërsa mirënjohjet do të ndahen të shtunën, në seancën solemne të Kuvendit të Komunës me rastin e Ditës së Ulqinit.
Siç mësojmë, ambasadorja Steinacker nuk do të mund të marrë pjesë në ceremoni për shkak të sëmundjes. Ajo u nominua për këtë çmim në shkurt të vitit 2017 nga Partia socijaldemokrate, për meritat e saj të veçanta në ruajtjen e Kripores së Ulqinit.